MENU
klinika

Puna vetëm në dy sportele

Emigrantët/ Pala greke shkakton radhë në pikën kufitare të Kakavijës

06.01.2019 - 15:36

Si gjithmonë pas ditëve festive të fundvitit emigrantët shqiptarë pasi kanë kaluar pak kohë me familjarët e tyre, kthehen sërish në vende resektive ku ata punojnë dhe jetojnë.

Por si gjithmonë kur ata kthehen, vijojnë radhët e gjata kilometrike në pikat e kalimeve kufitare doganore.

Pas pushimeve të fundvitit emigrantët po rikthehen në vendet e tyre të punës në Greqi. Si të mos mjaftojë moti i keq me reshje dëbore dhe temperatura nën zero, emigrantëve u duhet të presin për orë të tëra në pikat e kalimit kufitar.

Në doganën e Kakavijës edhe sot janë shënuar radhë të gjata automjetesh me qindra qytetarë në pritje për të kaluar.
Raportohet se shkak për radhët kilometrike është bërë pala greke të cilët kanë vetëm dy sportele funksionale për përpunimin e dokumentacionit. Ndërsa pala shqiptare punon me pesë sportele.

Kjo e diel ka qenë dita me më shumë udhëtarë që kthehen në Greqi, bëjnë me dije burime nga pika doganore e Kakavijës.