MENU
klinika

Shifrat e 11 mujorit 2018

Fitimi i bankave arrin në 134 milionë euro

14.01.2019 - 16:05

Sistemi bankar shqiptar i rrit fitimet edhe gjatë muajit nëntor, duke iu drejtuar mbylljes së një tjetër viti me fitime rekord. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 11 muaj fitimi i përbashkët i bankave tregtare arriti në16.8 miliardë lekë, nga 15.4 miliardë lekë që kishte qenë fitimi i 10 mujorit.

Vetëm në një rast sistemi bankar kishte regjistruar fitime më të larta për periudhën 11-mujore: ky rast ishte pikërisht viti 2017, kur për 11 muaj bankat fitonin mbi 20 miliardë lekë.

Në tërësi, sistemi është mjaft fitimprurës, por karakteristik është polarizimi në rritje i rezultateve të bankave. Fitimet gjithnjë e më shumë po përqendrohen në pak banka, ku rolin e “luanit” e luan banka më e madhe në vend, BKT, e ndjekur nga Raiffeisen.

Për bankat e tjera, fitimet, janë më të ulëta, madje, pothuajse gjysma e bankave janë me humbje, të paktën mbështetur në rezultatet e 9-mujorit. Kjo tregon se sistemi vazhdon të ketë sfida, sidomos të lidhura me ringritjen e kreditimit dhe me uljen e mëtejshme të raportit të kredive me probleme.

Portofoli i kredisë, në vlerë absolute, është pranë vlerave të vitit 2011, ndërsa në terma realë kredia ka prekur nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit

Kredia po frenohet edhe nga zhvillimet strukturore në sistemin bankar, që po kalon një fazë shitblerjesh dhe konsolidimi. Numri i bankave ka rënë nga 16 në 14, ndërkohë që pritet të ulet në 13 gjatë këtij viti, pasi të jetë mbyllur blerja e Bankës Ndërkombëtare Tregtare nga Union Bank.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rezultatet e 10-mujorit

Bankat fitojnë 123 milionë euro