MENU
klinika

Por...

Flori Mumajesi i “troket në derë” Bebe Rexhës

04.01.2019 - 18:11

Bebe Rexha është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e cila ka arritur të krijojë një karrierë të jashtëzakonshme globale, ndërsa në anën tjetër Flori Mumajesi është një nga këngëtarët më të pëlqyer në Shqipëri e më gjerë.

Së fundmi, Bebe Rexha bëri një postim në “Instagram” ku i ka kërkuar ‘burrit të saj të ardhshëm’ që të shkojë tek ajo sa më shpejtë.

E ky status është parë edhe nga Flori Mumajesi, i cili nuk ka hezituar t’i shkroi këngëtares. “Tak Tak.. Jam unë burri. Më shpejt se kaq nuk mund të vijë”, i ka shkruan Flori, i cili e ka ndarë me fansat e tij të shumtë këtë mesazh.

Mesazhi është parë nga Bebe, por… nuk ka pasur asnjë reagim. Ndoshta edhe Florit i duhet të prese për Bebe Rexhën.