MENU
klinika

Detajet

1941/ Foto italiane e një shtëpie në Peqin

29.01.2019 - 13:59

Kjo fotografi është bërë në maj të vitit 1941.

Është një foto italiane e një shtëpie në Peqin, marrë nga arkivi i z.Fatos Bajraktari.

Në foto shihen disa gra të komunitetit egjiptian, të cilat po i mbushin ujë nga pusi, tre ushtarëve italianë.

Kjo shtëpi me oborr dhe pus ka qenë e Bonatajve mbrapa klubit të sportit përpara kalasë nga Veri-Perëndimi.

Në foto dallohen një djalë i vogël dhe një grua e moshuar, të cilët ia kanë ngulur sytë fotografit dhe e shohin me habi.