MENU
klinika

Futbolli shqiptar në zi

FSHF e Partizani, mesazhe ngushëllimi për Jankun

10.01.2019 - 15:32

Dita e sotme për futbollin dhe sportin shqiptar në përgjithësi nisi me një ljam të hidhur. Ish-portieri i Kombëtares dhe Partizanit njëkohësisht, Mikel Janku, ka ndërruar jetë, duke lënë pas kujtimet, medaljet dhe trofetë e fituar.

Ish-gardiani shqiptar ka qenë një nga më të spikaturit në kohën e tij, megjithëse aventura, si me Kombëtaren, ashtu edhe me Partizanin, nuk ka zgjatur shumë.

Për ndarjen nga jeta të Jankut, kanë shprehur ngushëllimet e tyre edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi i Partizanit që e konsiderojnë një humbje të madhe për futbollin shqiptar.

mikel janku

NGUSHËLLIMI NGA FSHF

“Sot, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare ish-portieri i Kombëtares dhe i Partizanit, një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, Mikel Janku.

Ai ka qenë një ndër figurat më të spikatura të futbollit shqiptar në vitet 60-të. Pas largimit nga futbolli i luajtur, Janku ka qënë drejtues i klubit Partizani. Nga viti 1992 është përkushtuar në rolin e opinionistit në shumë emisione sportive dhe ka punuar për një periudhë të gjatë kohe si gazetar pranë gazetës Sport Ekspres.

Mikel Janku është nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”. 

NGUSHËLLIMI NGA PARTIZANI:

Sot është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare ish-portieri i Partizanit dhe ekipit tonë kombëtar Mikel Janku, një ndër figurat më të spikatura të futbollit shqiptar dhe Klubit Partizani në vitet ‘60.

FK Partizani shpreh dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Janku dhe të afërmve të tij për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Janku kampion dhe fitues i kupave me Partizanin ka mbrojtur portën e të kuqve dhe ekipit tonë përfaqësues në periudhën 1962–1969.

Pas largimit nga futbolli i luajtur, Janku ka qenë drejtues i klubit Partizani. Nga viti 1992 ai është përkushtuar në rolin e opinionistit në shumë emisione sportive dhe ka punuar për një periudhë të gjatë kohe si gazetar sportiv.

Në 70 vjetorin e themelimit Klubi i Futbollit Partizani i akordoi Mikel Jankut “Medalje të Meritës” , ndërsa Federata e Futbollit e ka vlerësuar me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.

U PREHSH NË PAQE LEGJENDA E KUQE MIKEL JANKU!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN