MENU
klinika

Trajneri i Partizanit

Gega: Në Shqipëri, mediet të lajnë me flori

24.01.2019 - 12:47

Futbolli shqiptar i ka “ndezur sërish motorët”, teksa në mesjavë u luajtën ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Ndërsa nesër rinis kampionati, piëkrisht me superndeshjen Skënderbeu-Partizanit në Korçë.

Dhe trajneri i të kuqve, Skënder Gega, është shprehur në konferencën për shtyp se skuadra e tij do të shkojë në Korçë për të mos humbur dhe se një barazim është rezultat pozitiv.

Sa i kënaqur je me skuadrën?

Pas fazës përgatitore kemi bërë analizë dhe kemi pasur fazë mjaft të mirë. Në ato ndeshje morëm maksimumin dhe jemi në rrugën e duhur. Me të afruarit jam i kënaqur por ia lëmë kohës.

Skënderbeu?               

E kemi pasur problem me Skënderbeun dhe nuk kemi marrë maksimumin nga loja e bërë. Shpresoj të kemi limite në gabime dhe mos të ndëshkohemi në momente të veçanta.

E vlerësojmë Korçën dhe e njohim mirë edhe pse nuk është ai Skënderbe që ka qenë. Kështu funksionon futbolli [por jemi të përqendruar te vetja jonë dhe në Korçë shkojmë të bëjmë atë që duam.

Kupa?

Jam  i kënaqur me impenjimin. Nuk kishte asnjë shenjë futbolli nga terreni që është atje, por ne i kuptojmë gjërat. Më mbushi me optimizëm dëshira dhe serioziteti i grupit. Pritëm organizimin në atë terren të vështirë, por jam i kënaqur.

Kemi 25 lojtarë dhe që nga dita e parë jam munduar t’i vlerësoj të gjithë. Është proces i vazhdueshëm dhe është e rëndësishme që të kuptojnë se ai që bën diferencën është titullar.

partizani
partizani

Merkatoja?

E mira s’ka fund. Këta që kanë ardhur i kemi pritur siç e kemi zakon, si me kualitet që janë. Deri më 31 klubi po punon dhe shpresoj të sjellin dikë me na dhënë më shumë shtysë, pa hequr punën e grupit që ka qenë.

Kam dëgjuar dhe kam lexuar shumë gjëra sa u përket dëshirave të mia, por nuk kam shprehur. Lum Rexhepi dhe Duka kanë qenë dëshirat e mia dhe kemi sjellën edhe të tjerë, e shpresoj të mos kemi gabuar.

Aleancat?

E vlerësoj që çdo kundërshtar e vlerëson Partizanin, pasi kemi vlera. Po të mos ishte kjo, vlerat do të zbeheshin. Nuk na japin vetëm ndeshjet e UEFA-s adrenalinë dhe nëse kundërshtari luan ndaj nesh më fort se ndaj tjerëve, na jep vlera dhe e shoh pozitive.

Kontrata?

Jam në shtëpi time dhe jam nga të rrallët që jam në familje. Kontrata nuk ka qenë shqetësuese. Pashë që kontratat ishin faraonike dhe me flori, pashë edhe Dukën të larë me flori, por nuk ka flori në Shqipëri. Nuk janë shifrat ato që publikohen.

Shkëputje me Skënderbeun?

Është ndeshje direkte dhe kemi edhe 18 ndeshje. Unë dua ta çoj ekipin aty ku duhet dhe, nëse e marrim 3 pikëshin, jam komod, por nëse ndodh e kundërta, duhet të ngrihemi. Duhet ta marrim çdo javë një nga një.

Kukësi?

Sa i përket presidentit Gjici, nuk mund të them gjë, pasi nuk përcaktoj dot gjunjët e Kukësit dhe shoh ekipin tim. Ai ka folur për gjunjët tonë, por besoj se i kemi të fortë.

Ndërhyrje?

Kam punë me klubin. Në Shqipëri mund të merret çdo kush me menaxhim dhe nëse klubi më jep atë që duhet unë e pranoj.

Mungesat te Skënderbeu?

Unë do të hyj në lojë sikur ka 5 pluse dhe 5 mungesa. Nuk kemi pse flemë, pasi Skënderbeu është ekip i mirë edhe me 5 mungesa. Duhen marrë të gjitha skuadrat seriozisht dhe, nëse dikush mendon ndryshe, nuk ka lidhje me futbollin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN