MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Girona e fortë, por Real Madrid e përmbys

24.01.2019 - 23:26

Real Madrid ka vuajtur jo pak në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit, porn ë fund ka fituar 4-2 ndaj Girona-s, ekipi që eliminoi Atletico Madrid një tur më parë.

Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në fillim, kur Lozano në minutën e shtatë shtang stadiumin “Bernabeu”. Girona merr zemër dhe mund të kishte shënuar edhe të dytin.

Megjithatë, Lucas në minutën e 18-të barazon shifrat dhe Real Madrid hyn në lojën e vet. Në fundin e pjesës së parë ka penallti për Realin dhe Sergio Ramos kalon në avantazh, 2-1 mbyllet fraksioni i parë.

Pjesa e dytë nuk do të ishte “fushë me lule” për vendasit. Madje janë miqtë nga Girona që barazojnë në minutën e 66-të me anë të një penalltie.

Gjithsesi, Real Madrid rikthehet në avantazh në minutën e 77-të. Është përsëri Sergio Ramos që shënon, por kësaj here me një aksion loje.

Për t’u afruar me gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ka menduar Benzema, që e mbyll ndeshjen me golin e katërt. Real Madrid fiton 4-2 dhe ndeshja pas një jave thjesht duhet të konfirmojë Realin në gjysmëfinale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN