MENU
klinika

Një letër nga liderët kryesorë gjermanë

Gjermanët i “luten” Britanisë: Qëndroni me ne

18.01.2019 - 11:49

Shumë nga liderët kryesorë gjermanë i kanë shkruar Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar që ajo të qëndrojë në BE.

Letra, e botuar në Times, është nënshkruar nga 31 persona, përfshirë udhëheqësen e Bashkimit Kristian Demokratik, dhe pasuesen e mundshme të Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ish-portieri i Arsenalit Jens Lehmann.

Roli i Mbretërisë së Bashkuar në Evropën e pasluftës është fokusi i nënshkruesve që kërkojnë që Britania të qëndrojë. “Pa kombin tuaj të madh, ky kontinent nuk do të ishte ajo që është sot,” shkruanin ata.

Në letrën, e nënshkruar gjithashtu nga shefi ekzekutiv i Airbus, Thomas Enders dhe këngëtarja punk Campino se Mbretëria e Bashkuar kishte ndihmuar në përcaktimin e Bashkimit Evropian si një komunitet i “lirisë dhe prosperitetit”.

“Pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, Britania nuk na braktisi. Ajo e ka mirëpritur Gjermaninë përsëri si një komb sovran dhe një fuqi evropiane. Këtë, ne si gjermanë, nuk e kemi harruar dhe jemi mirënjohës”, shkruhej gjithashtu aty.

Nënshkruesit thanë se ata respektojnë zgjedhjen e njerëzve britanikë dhe edhe nëse vendi largohet “gjithmonë do të ketë miq në Gjermani dhe Evropë”. Ata thanë se dera gjithmonë do të mbetet e hapur.

Letra përfundonte me fjalët: “Ne do të humbasim humorin legjendar britanik dhe do të humbasim çajin me qumësht. Por më shumë se çdo gjë tjetër, do të na mungojë populli britanik. Prandaj britanikët duhet të dinë, nga thellësia e zemrave tona, që ne duam që ata të qëndrojnë”.

Letra vjen pak pasi marrëveshja e daljes nga Bashkimi Europian, u hodh poshtë nga Parlamenti, pas debatit pesëditor me 432 vota kundër dhe vetëm 202 pro.

Tre vjet më parë, britanikët votuan në një referendum për tu larguar nga BE. Megjithatë, Parlamenti, një vit më vonë, i ka vlerësuar kushtet e daljes si të papranueshme. BE-ja duket se nuk do të rinegociojë. Dhe nëse ky mister nuk mund të zgjidhet deri më 29 mars, Britania do të largohet pa asnjë marrëveshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…