MENU
klinika

Moti i keq

Gramsh/ Bora arrin në dy metra

05.01.2019 - 17:30

Temperaturat e ulëta dhe stuhitë e dëborës që kapën ditët e fundit të gjithë vendin, izoluan disa fshatra malorë edhe në rrethin e Gramshit, ku trashësia arriti nga 1 metër deri në dy metra.

Bashkia Gramsh ka nxjerrë në terren grupin e emergjencave për të parë situatën dhe për tu ardhur në ndihmë banorëve të fshatrave të izoluar.

Drejt fshatit Rovje dhe Grabovë janë dërguar dy traktorë borëpastrues për të bërë të mundur hapjen e rrugëve, gjithashtu nga specialistët e emergjencës këshillohet që në këto akse kalimi në disa pjesë të rrugës të bëhet me zinxhirë dhe gjatë natës drejtuesit e mjeteve të mos udhëtojnë vetëm, por të shoqëruar.

Aktualisht në Gramsh të gjitha akset rrugore të fshatrave janë të kalueshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


300 bujtina të bllokuara

Shkodër/ Dëbora bllokon Thethin