Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është “mbret” i futbollit shqiptar. Futbollisti shqiptar kryeson sa i përket vlerës së futbollistëve shqiptarë në të gjithë botën.
Ky është vlerësimi në bazë të një studimi të realizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES) me bazë në Neuchatel të Zvicrës.
Fakti se ka pësuar rënie nga viti i kaluar, nuk e pengon futbollistin prishtinas të mbetet futbollisti me vlerën më të lartë. Mesfushori vlerësohej 68 milionë euro, ndërsa tani vlera e tij është 62,9 milionë euro.
Xhaka është pjesë e rregullt e Arsenalit dhe lojtar mjaft i rëndësishëm i përfaqësueses së Zvicrës qe disa vite. Duke e pasur parasysh moshën e tij, vlera e Xhakës mund të rritet këtë vit ose në vitet në vazhdim.