Bashkëshortja e ish-futbollistit Hakeem Al-Araibi, refugjat nga Bahreini, ka bërë një kërkesë prekëse ndaj autoriteteve të Tajlandës. Ajo kërkon që burri i saj të lirohet, pasi beson se ai do të vritet nëse kthehet në vendlindje.
Al-Araibi, që e ka fituar statusin e refugjatin në Australi, është duke u mbajtur në Tajlandë prej dy muajsh. Bahreini kërkon ekstradimin e tij për ta dënuar, pasi që pretendon se ai ka kryer krime politike.
Ish-futbollisti nga Bahreini u mor nga autoritet e drejtësisë në Tajlandë, pasi ishte duke pushuar me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit tani ka bërë një kërkesë prekëse për ta liruar bashkëshortin e saj.
“U bëj thirrje të gjitha vendeve që ta ndihmojnë Hakeemin, sepse e di që nëse ai kthehen në vendlindje, do të torturohet dhe do të vritet. E ardhmja e tij është në duart e juaja. Ju lutem, ndihmojeni burrin tim të kthehet në shtëpi (Australi)”, – ka thënë ajo.
“Unë mbeta e tronditur, ne ishim në pushime, sepse sapo u martuam. Nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Rreth 15 policë na rrethuan dhe ata bënin fotografi e video dhe pastaj e morën atë. Ne kishin planifikuar ta bëjmë një shtëpi, ku do të jetonim si familje”.
Me këtë problem është duke u marrë edhe FIFA. Ky organ qeverisës i futbollit botëror është duke e trajtuar këtë rast në mënyrë urgjente dhe gjithçka pritet të zgjidhet këtë javë.