Nuk e ka nisur titullar ndeshjen e sotme, por sërish është bërë protagonist. Messi futet në mesin e pjesës së dytë dhe vulos fitoren 3-1 të Barcelonës kundër Leganes.
Trajneri Ernesto Valverde ka befasuar publikun sportiv me lënien jashtë formacionit të disa titullarëve, ndër ta edhe Lionel Messi. Gjithsesi, Barça gjeti golin me Dembele, i cili ka qenë fantastik deri në momentin kur u dëmtua dhe duhet të dilte nga fusha në mesin e pjesës së dytë.
Golin e fitores e ka shënuar Luis Suarez. Një gol tepër i dyshimtë, teksa miqtë kanë protestuar për një faull ndaj portierit. Suarez ka shënuar 15+ gola në secilin prej shtatë sezoneve të fundit (pesë te Barça dhe dy te Liverpool).
Messi u fut në pjesën e dytë dhe shënoi golin e sigurisë në fund të takimit. Marc-Andre ter Stegen është bërë portieri i parë gjerman që luan 100+ ndeshje në La Liga. Një arritje e madhe për gardianin e kampionëve në fuqi.