MENU
klinika

Risia

Inspektorë të CAS dhe UEFA-s në FSHF

09.01.2019 - 17:07

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 18 Janar 2019 një seminar ndërkombëtar me titull: “Sports law and arbitration: a practical perspective on selected legal issues”.

Një risi që do t’i shërbejë profesionistëve të së Drejtës Sportive për të shkëmbyer eksperienca, praktika dhe ide lidhur me zhvillimet aktuale të jurisprudencës së CAS.

Kjo nismë e FSHF vjen si rrjedhojë e angazhimit që institucioni ka ndërmarrë për të sjellë pranë antarëve të saj zhvillimet më të fundit të drejtësisë sportive dhe praktikat ligjore sipas modeleve më të suksesshme europiane.

Në këtë ëorkshop, i cili është konceptuar me 4 panele diskutimore, do të jenë të pranishëm në rolin e referuesve avokatë me eksperiencë, gjyqtarë të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv (CAS Lausanne) dhe drejtorë juridikë e disiplinorë të UEFA-s.

Ata do të trajtojnë tema specifike në mënyrë interaktive. Eventi do mbyllet me një referim nga eksperti i së drejtës sportive Antonio Rigozzi mbi temën “Sports arbitration – quo vadis?”

Ky workshop, i cili do të mbahet në gjuhën angleze, u drejtohet juristëve të klubeve anëtare, anëtarëve të trupave juridike të FSHF, si edhe ekspertëve ligjorë të federatave të rajonit, të ftuar në këtë event.