19.01.2019 - 22:27
Inter nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Sassuolos dhe kjo ka bërë që në fundin e ndeshjes tifozët zikaltër të shpërthejnë në fyerje e sharje ndaj skuadrës së tyre në rrjetet sociale.
Inter u tregua i pasaktë në zonën kundërshtare, megjithëse krijoi shumë mundësi me Icardi, Perisic apo Politano.
Gjithsesi, edhe miqtë kanë pasur dy mundësi të mira, sidomos me Boateng në pjesën e dytë, por Handanovic ka qenë në një ditë të mirë.
Me këtë barazim, Inter shkon në kuotën e 40 pikëve në vend të tretë të renditjes së Serie A, katër më pak se vendi i dytë Napoli.