MENU
klinika

Merkato

Inter zyrtarizon blerjen e fundit

26.01.2019 - 19:40

Inter ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke përforcuar repartin e mbrojtjes. Klubi zikaltër ka firmosur zyrtarisht me Cedric Soares në formë huazimi, me të drejtë blerje nga Southampton, deri në fund të sezonit. 

Mbrojtësi i djathtë ka që prej së premtes që ndodhet në Milano, ku ka zhvilluar testet mjekësore përpara se të firmoste në mbrëmje.

Sot pasdite ka ardhur zyrtarizimi nëpërmjet faqes zyrtare të klubit zikaltër: “Cedric Soares është lojtari i ri i Inter.

Mbrojtësi 27-vjeçar i është bashkuar zikaltërve në formë huazimi nga Southamton me të drejtë blerje në fund të sezonit,” – shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

 

Cedric ka që prej vitit 2015 që luan te Southampton në Premier League, gjithsesi. pas ardhjes së trajnerit të ri ai kishte humbur vendin e titullarit. Ai është shpallur kampion Europe me Portugalinë në verën e vitit 2016.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN