MENU
klinika

Transferimet

Zyrtare: Higuain te Chelsea, Piatek te Milan

23.01.2019 - 22:05

Gonzalo Higuain ka kaluar në skuadrën e Chelsea gjatë ditës së sotme. Është finalizuar me sukses transferimi i Gonzalo Higuain te Chelsea.

Pas afër një muaji negociata, faqja zyrtare e Chelsea në Twittter ka zyrtarizuar Gonzalo Higuain si lojtar të Chelsea.

Higuain ka kaluar në Chelsea në formë huazimi për gjashtë muaj, me mundësi për t’ju vazhduar kontrata si blerje e plotë apo në huazim edhe për një vit. Kartoni i Higuain është i Juventusit.

Ndërsa sulmuesi polak Krzysztof Piatek ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në vitin 2023 për një shumë rreth 35 milionë euro.

Ai ka arritur në Milano nga Genoa, ku edhe ka nënshkruar kontratën me kuqezinjtë, pasi nga “San Siro” u largua Gonzalo Higuain.

Piatek do tëmbajë numrin 19, që do të thotë se me shumë gjasa numrin 9 do ta marrë sulmuesi Patrick Cutrone. Sulmuesi do të prezantohet nesër si lojtar i Milanit prej orës 13:00.

23-vjeçari në këtë sezon ka shënuar 19 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Genoa-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN