MENU
klinika

Krahasimi me video

Ja pse Batistuta ishte më i mirë se Higuain

21.01.2019 - 20:40

Gonzalo Higuain ka luajtur me ekipet më prestigjoze (Real Madrid, Napoli, Juventus dhe tani po luan me Milan) se Gabriel Batistuta, por kurrsesi nuk mund të krahasohet me atë çka “Gabi-gol” ka dhënë për kombëtaren argjentinase.

Në videon e mëposhtme jepen 3 raste identike, ku Higuain gabon fatalisht, ndërsa Batistuta shënon pa probleme.

Dhe një nga këto raste të humbura të Higuain është në finalen e Kupës së Botës 2014, ku nëse do të kishte shënuar, Argjentina mund të ishte kampione bote.

Batistuta ka luajtur me Fiorentinën për shumë sezone, teksa busti i tij qëndron në mes të Firenze-s në Itali. Pastaj kaloi te Roma, ku u shpall kampion. Në sezonin e fundit në Serie A u transferua tek Inter për pak kohë.

Karrierën e mbylli në Arabinë Saudite, ku në 21 ndeshje, shënoi 25 gola. Me kombëtaren argjentinase luajti 78 ndeshje dhe realizuar 58 gola, i kaluar nga Messi verën e kaluar. Ndërsa Higuain ka shënuar 31 gola për kombëtaren argjentinase…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN