Cristiano Ronaldo do të ketë të vështirë kësaj here në gjyq. Avokati i Kathryn Mayorga, amerikanes që ka akuzuar CR7-n për përdhunim vitin 2009, në Las Vegas), ka udhëtuar të mërkurën për në Londër.
Qëllimi i avokatit është i qartë, për të takuar Jasmine Lennard, ish-të dashurën e Ronaldos kur ishte futbollist i Manchester United.
Kjo e fundit pohoi në mediat britanike ditët e fundit se ka prova inkriminuese kundër pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Lennard u vetofrua publikisht për ta ndihmuar Mayorga në betejën gjyqësore kundër Ronaldos.
Zyra e avokatit të Mayorga konfirmoi se takimi me ish-të dashurën e CR7 do të zhvillohet për të koordinuar akuzat e të dyjave, për të pasur sa më shumë material në përballjen në gjykatë.