Shefi i Sektorit të Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sokol Jareci, së bashku me përfaqësuesin e FIFA-s, Alen Snody, dorëzuan sot stemat e reja të FIFA-s për vitin 2019.
Gjithçka ka ndodhur në fund të seminarit katër ditor të zhvilluar në Durrës me të gjithë arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.
Jareci, në fjalën e tij u shpreh: “Ky ishte seminari i rradhës i organizuar nga Sektori Arbitrimit në bashkëpunim me FIFA-n, ku pas pushimeve dimërore arbitrat i nënshtrohet testeve teorike dhe fizike, rifreskohen njohuritë e tyre për rregullat e lojës në mënyrë që të jenë të gatshëm për pjesën e dytë të sezonit.
Në javën e ardhshme do të fillojmë një tjetër seminar trajnues dhe do të kryejmë testime me arbitrat e kategorive inferjore, ku brenda muajit janar e gjitha klasa arbitrale do të testohet për të qënë gati për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik.
Testimet fizike dhe ato teorike bëhen mbi bazën e rregullave të lojës ku duhet t’u përgjigjen 20 pyetjeve dhe standarti për të kaluar testimin teorik është dhënia e 17 përgjigjeve të sakta.
Testet fizike mund të quhen rutinë, sepse arbitrat i kryejnë katër herë në vit, por siç e theksoi edhe instruktori i FIFA-s, që ishte në këtë seminar e veçanta, është përgatitja shumë e mirë gjatë kësaj periudhe dimërore, gjë e cila tregohet edhe me kalimin e testeve nga të gjithë arbitrat”.
Jareci foli edhe për stemat e FIFA-s për vitin 2019: “U rikonfirmuan 3 arbitrat kryesorë të FIFA-s, gjithashtu u rikonfirmuan katër nga asistentët dhe dy asistentë ishin të rinjë dhe morën për herë të parë stemën e FIFA-s.”
Kjo është lista e arbitrave meshkuj dhe femra, që kanë marrë stemën:
Arbitrat:
1.Enea Jorgji
2.Eldorjan Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta (për herë të parë)
Asistentët:
1.Denis Rexha
2.Rejdi Avdo
3.Ridiger Cokaj
4.Ilir Tartari
5.Nertil Bregasi (hera e parë)
6.Dojando Myftari (hera e parë)
7.Fatjona Borova (hera e parë)
8.Erinda Kume (hera e parë)
Futsal:
Kreshnik Hakrama