MENU
klinika

19 mln euro gjobë

Jepet dënimi: Dy vjet burg për Ronaldon

22.01.2019 - 11:47

Cristiano Ronaldo ka pranuar sot fajin gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Provinciale të Madridit, ku u akuzua për evazion fiskal gjatë kohës sa ishte lojtar i Real Madridit.

Portugezi u paraqitet para trupit gjykues sot dhe u përball me akuzat më falsifikim të të dhënave për përfitimet financiare nga shitja e të drejtave të imazhit.

Gjykata mori vendim për ta dënuar me dy vjet burg me kusht dhe gjobë prej 19 milionë eurosh për portugezin.

Në vitin 2017, Ronaldo kishte thënë se ai nuk kishte tentuar kurrë t’i shmanget pagimit të taksave për përfitimet financiare të tij.

ronaldo cristiano
ronaldo cristiano

Megjithatë, ai u akuzua nga një prokuror i shtetit për katër falsifikime të të dhënave financiare gjatë viteve 2011-2014. Prokurori bëri të ditur se Ronaldo i ka fshehur 14.7 milionë euro përmes kompanive jashtë Spanjës.

Akuzat nuk i përfshijnë pagat që ai i ka marrë nga Real Madridi që nga transferimi i tij në vitin 2009 nga Manchester United.

Në Spanjë, një dënim prej 2 vjetësh burg për personat që e shkelin ligjin për herë të pare mund ta konvertojnë në para. Ronaldo nuk do ta vuajë këtë periudhë dënimi me burg, pasi kishte arritur marrëveshje për ta paguar një gjobë prej 19 milionë euro.

33-vjeçarit i ishte ofruar të merrte pjesë në këtë seancë gjyqësore përmes një lidhjeje video nga Italia, mirëpo ai preferoi të shkonte në Madrid, edhe pse mbrëmë ishte në fushë në ndeshjen Juventus-Chievo (3-0), ku vetë ai humbi penallti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN