Shqipëria U-17 e drejtuar nga Elvin Beqiri ka njohur sot kundërshtarët dhe kalendarin e “Mercedes Benz Aegean Cup”, pas ndryshimeve të bëra nga Federata Turke e Futbollit, që është edhe organizatoret e eventit.
Ky kompeticion zhvillohet në Altinordu, nga data 13 deri në 20 janar 2019. Në këtë turne marrin pjesë 8 skuadra kombëtare të ndara në dy grupe.
Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin A së bashku me Turqinë, Anglinë dhe Moldavinë. Në grupin B bën pjesë Spanja, Rusia, Turqia B dhe Maqedonia.
Ndeshjet e fazës së grupeve zhvillohen në 14, 15 dhe 17 Janar, në datë 19 do të luhet ndeshja finale dhe ajo për vendin e 3-të.
KALENDARI I NDESHJEVE:
14 Janar 2019 Angli-Shqipëri ora 15:00
15 Janar 2019 Turqi-Shqipëri ora 12:00
17 Janar 2019 Moldavi-Shqipëri ora 15:00
19 Janar 2019 Finalja e vendit të 3-të ora 12:00
Finalja ora 15:00