MENU
klinika

Kombëtarja U-17

Debuton Elvin Beqiri, shpall listën

07.01.2019 - 11:53

Trajneri i Shqipëria U-17, Elvin Beqiri, ka publikuar listën e 25 lojtarëve, që ka thirrur për turneun e afërt në Turqi, ku vetë shkodrani bën debutimin në këtë stol kuqezi.

Siç shihet edhe në listë, kemi të bëjmë më shumë me emra futbollistësh të kësaj grup-moshe, që vijnë nga jashtë.  Kujtojmë se Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në “2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP”, kompeticion që organizohet nga Federata Turke e Futbollit.

Në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra kombëtare, të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin B, së bashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë.

Në grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbajxhani dhe Moldavia. Ndeshjet do të zhvillohen më 14, 15 dhe 17 janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për U-15, U-17, U-19 & U-21

Kombëtaret, nisin seleksionimet në Greqi