Arti thyhen gjithçka, Kosova do të shkojë në Moskë. Hana Zeqa është një kostumografe e talentuar nga Republika e Kosovës që përzgjidhet të performojë në ekspozitën e dytë madhore të kostumografisë botërore. ‘’Innovative Costume of the 21st Century: The Next Generation’’ (Kostumi Inovativ i shek. 21: Gjenerata e Ardhshme) është titulli që do të organizohet nga A.A.
Nga 1,300 punime nga 938 dizejnatorë e kostumografë nga 60 shtete anembanë botës, janë përzgjedhur vetëm 250 finalistë për të prezantuar punën e tyre në Moskë të Rusisë.
Ky event kaq i rëndësishëm për botën e arteve pamore dhe të kulturës do të mbahet në Moskë. Në këtë event ka një karakteristikë, do të performojnë kostumografë profesionsitë dhe profesionistë dizenjatorë të modës të cilët e kanë filluar karrierën nga viti 2000 e këtej.
Ekspozita botërore e kësaj premiere nga profesionsitë të ndryshëm në fushën e artit pamor do të mbahet në mbahet në Muzeun Historik Shtetëror të Rusisë pranë ”Sheshit të Kuq” në Moskë, në qershor 2019.
Albulena Borovci, kuratorja shqiptare e artistja Hana Zeqa për Kosovën do të referojë me ekspozitën Kostumi Inovativ i shek. 21: Gjenerata e Ardhshme.
Ky event kaq i rëndësihëm mbahet për dokumentimin e krijimtarisë në fushën e artit të kostumografisë, inovacionin që ndodh në vendet e ndryshem të botës me qëllim promovimi, si dhe krijimi i një platforme ku gjeneratat e reja të mund të hulumtojnë dialog mbi çështjet e sotme.
Procesi kuratorial i ekspozitës ndërkombtare ka kaluar në 3 faza kryesore:
Faza e parë është ajo seleksionuese për të përzgjedhur punime në nivelin kombëtar të 60 shteteve, pra për të marrë punimet më të mira nga 60 vende. Për fat të mirë Kosova ka aplikuar me 8 projekte të selektuara nga kuratorja kombëtare dhe kostumografja Albulena Borovci.
Susan Tsu dhe drejtori artistik Igor Roussanoff kanë menduar që për fazën e dytë të ekspozitës ndërkombëtare si drejtues kryesorë të eventit të përzgjedhin 300 punime më të mira për të kaluar më pas në fazën e tretë me drejtuesin e projektit Dmitry Rodinov me stafin e tij në A.A. Bakhrushin State Central Theatre Museum ka përzgjedhur 250 finalistët që do të shfaqin punën e tyre në Muzeun Historik Shtetëror të Rusisë për në qershor të këtij viti.
Kostumografja nga Kosova Hana Zeqa në bashkëpunim me Betty Zhang do të prezantohet me projektin e saj të titulluar ‘’Morphogenesis of Emotions’’ që është dhe punimi i tyre.
Innovative Costume of the 21st Century: The Next Generation feston kostumin inovativ, revolucionar, origjinal, unik, të guximshëm, të pazakontë, frymëzues dhe eksperimental të kohës.
Rëndësi e këtij eventi është që të krijohen dhe ideohen, që të nxirren në pah sa dhe të projektohen në të ardhmen punime dhe ide të reja, frymëzuese, të ecin me ritmin e teknikës së zhvilluar dhe për të nxjerrrë vlerat më të mira të një kulture moderne për shoqërinë. Gjithashtu me anë të punime të tyre ato krijojnë një historik të këtyre vlerave ndërkombëtare dhe risi për t’u ndjekur nga të rinjtë që do të pasojnë për të evoluar këtë art domethenës.