MENU
klinika

Deklarohet Limaj

‘Kosova nuk do të jetë siç ishte deri tash’

05.01.2019 - 09:50

Kosova do të respektohet si të gjitha shtetet e tjera dhe do të jap mesazhin se nuk do të ketë ndarje. Kështu bën të ditur Fatmir Limaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, njëherësh bashkëkryesues i delegacionit kosovarë në dialogun Kosovë-Serbi.

Limaj tha se askush mos të pret një Kosovë, siç ka qenë deri tash, “që janë sjell me të si kanë dashtë vet”.

‘Koha për marrëveshje finale Kosovë-Serbi’ konica.al

Po çojmë mesazhe se ky vend do të respektohet si të gjithë të tjerët, në respekt të secilit shtet veç e veç, në respekt të komunikimit të bashkëpunimit me të tjerët, por jo ndarjen e Kosovës. Ky është mesazhi kryesore që këtë vit e çon Kosova. Më vjen mirë që të tjerët kanë filluar ta kuptojnë kështu. Askush mos të pret nga Kosova, një Kosovë siç ka qenë deri tash që janë sjell me të si kanë dashtë vet. Ne nuk mund të pranojmë një gjë të tillë, besoj që kanë dalë disa gjëra të mira, posaçërisht Ushtria e Kosovës”, tha Limaj.

Ai garanton se në Bruksel do të diskutohet çdo gjë në bazë të mandatit kushtetues të delegacionit.

Limaj pohon se delegacioni shtetëror ka mandatin të dialogojë duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe rezolutën që e ka nxjerrë nga Kuvendi. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë