04.01.2019 - 15:16
Një episod i rrallë ka ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme mes Manchester City-t dhe Liverpool. Benjamin Mendy ishte “viktimë” e një episodi kurioz në fund të supersfidës.
Mbrojtësi francez, i veshur si tifoz, pa asnjë shenjë dalluese se është futbollist, sapo ka dëgjuar bilbilin e trefishtë të gjyqtarit, ka hyrë në fushë për të festuar me shokët e tij.
Por, fillimisht nuk u njoh nga një punonjës i sigurisë (steward), i cili e ka pandehur si invadues të fushës dhe e ka ndjekur për disa metra për ta “neutralizuar”.
Mendy, ende duke buzëqeshur, më pas bëri shaka në Instagram me Agueron, duke shkruar: “Unë të dua më shumë se gruaja jote”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, Java 21