MENU
klinika

Vazhdojnë episodet e dhunshme

Makron ende në rrezik/ Revoltat nuk “shuhen”

07.01.2019 - 17:12

Refuzimi i presidentit francez për të ofruar lëshime të mëtejshme është krijimi i kushteve për episode më të dhunshme.

Në 4 janar, duke theksuar atë që ka thënë Presidentit Emmanuel Macron, zëdhënësi i qeverisë franceze, Benjamin Griveaux, deklaroi se administrata do të vazhdojë reformat dhe do të jenë më shumë radikalë, pavarësisht protestave.

Më 5 janar, Griveaux duhej të ikte nga ndërtesa e zyrës së tij pasi protestuesit thyen hyrjen dhe hynë në oborr. Protestat pa një rigjallërim si në numrin e marshuesve, kishte 50,000 të tillë, krahasuar me 30,000 në javët para Krishtlindjeve, dhe në përleshjet e dhunshme midis policisë dhe protestuesve.

U përdor gaz lotsjellës, shumë makinave iu vu flaka. Një protestues rrahu policët në një urë të Parisit. Një komandant policie rrahu protestuesit në një rrugë të Toulonit.

Pra, lajme të këqija për Macron, i cili, i uroi francezëve një vit të lumtur të ri. Kriza ende nuk ka përfunduar.

Në dhjetor, kur presidenti bëri koncesione, dukej se ai e kishte nën kontroll situatën. Por pas më shumë se një muaji protesta, kuptohet se nuk është aspak ashtu.

Pjesëmarrja në marshime javore të mëdha ka rënë, por në fshatra dhe në qytete të vogla anembanë Francës, shumë “jelekverdhë” i kaluan Krishtlindjet në rrethrrotullime. Ka patur në mënyrë të pamohueshme dhunë,edhe kundër mediave.

Sa më shumë vazhdon lëvizja, aq më shumë shtohen mundësitë për episode të dhunshme. “Jelekverdhët” ende mbështeten nga 55 përqind e popullsisë, ndërkohë që Macron dhe politikat e qeverisë së tij kundërshtohen nga 75 përqind.

Pakënaqësia sociale po shtohet. Mësuesit po mobilizohen, stafi i spitalit dhe shumë shërbime publike janë në gatishmëri. Dhe futja e sistemit të tatimit mbi të ardhurat vjen në një kohë aspak të përshtatshme.

Macron është gjithashtu gati për reforma gjithëpërfshirëse të sistemit francez të papunësisë dhe pensioneve.

Pra, revoltat duket se nuk do të “shuhen” kurrë…

Pauline Bock

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!