MENU
klinika

Futbollisti i humbur

Mesazhi i Sala-s para se të zhdukej avioni

22.01.2019 - 14:03

Takimi i radhës i Nantes në Francë është shtyrë përkohësisht pas lajmit të ardhur mëngjesin e sotëm për zhdukjen e avionit ku po udhëtonte Emiliano Sala, i cili duhej të bashkohej me ekipin e tij të ri sot, Cardiff-in.  

Presidenti i Nantes u shpreh: “Sala ishte një djalë i mrekullueshëm, i adhuruar nga të gjithë. Mendimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e tij.

Për sa i takon pjesës tjetër, nuk dimë gjë akoma. Shpresoj që ai të jetë diku. Nuk e dija as që ai kishte ardhur të takohej me shokët e ekipit para se të largohej. Shpresoj që ta gjejmë”. 

28-vjeçari i ka thënë lamtumirë ish-ekipit të tij më këtë mesazh të postuar në Instagram:

“Faleminderit për gjithçka Nantes. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi të skuadrës për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë.

Faleminderit edhe stafit të klubit që më ka bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpi. Nuk do ta harroj. Jam krenar që kam mbajtur ngjyrat e këtij klubi dhe ju uroj më të mirën për të ardhmen”.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN