Ku ka zë, nuk është pa gjë. Një shprehje që i shkon për shtat situatës së interesimit të Alisher Usmanov, miliarderit rus me origjinë nga Uzbekistani, por Milanin.
Usmanov është një nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi dhe një mik personal i Vladimir Putin. Me interesa në fusha të ndryshme, nga kompanitë celulare, te prodhimi i energjisë, ai gjeneron pa fund të ardhura.
Miliarderit i ishin afruar blerjes së klubit një vit më parë, kur Yonghong Li ishte në kërkim për blerës të rinj. Tani, mediet në Itali analizojnë situatën ndryshe.
Largimi i tij nga Arsenali (prej ku shiten rreth 30 % të aksioneve për 550 milionë paund) dhe në marrëdhënie të mira me Elliott, mund ta marrin përsëri në konsideratë blerjen e klubit kuqezi.
Ndërkohë, Elliot po studion një plan investimi që mund të çojë klubin të rritet në vlerë dhe, brenda disa viteve, të arrijë 1 miliard euro.
Rritje që jo vetëm që do të ndikojë në ekip (gjithnjë e më shumë të orientuar në nën 25 vjeç), por të ndërtohet edhe një stadium totalisht për Milanin.