Merkatoja në Serie A ka nisur përsëri nga Milan, edhe pse klubi kuqezi është penalizuar nga UEFA. Milan ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta nga Flamengo, me një kontratë katër vite e gjysmë.
Marrëveshja është konfirmuar nga Lega Serie A dhe Milan ka konfirmuar gjithçka me një lajmërim në faqen zyrtare të klubit. Aty shkruhej:
“AC Milan ka lajmëruar ditën e premte regjistrimin e futbollistit të Flamengo-s Lucas Paqueta. Ai ka luajtur 65 ndeshje te Flamengo duke shënuar 13 gola dhe duke fituar Campeonato Carioca de Futebol 2017. Ai ka debutuar me përfaqësuesen braziliane më 5 shtator të vitit 2018, në fitoren 2-0 ndaj Amerikës.
Lucas Paqueta do t’i bashkohet shokëve të rinj të ekipit në Milanello më 7 janar të vitit 2019, kur të rinisin seancat stërvitore.”
Kuqezinjtë kanë shtuar se 21-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të martën e ardhshme. Gjithashtu, raportohet se “Djalli” ka përfshirë 10 mln euro bonuse, përveç blerjes 35 mln euro.
Por menjëherë pas zyrtarizimit UEFA ka bërë të ditur se po e vëzhgon me vëmendje transferimin e brazilianit. UEFA kërkon të dijë se nga kanë ardhur paratë e blerjes së mesfushorit, duke parë që kuqezinjtë kanë pasur probleme me “Fair Play Financiar” muajt e fundit.