Neymar sot ka bërë një figurë të keqe, natyrisht jo në fushën e lojës. Sikur mos mjaftonte dëmtimi i rëndë që ka pësuar, yllin e Paris Saint-Germainit po e bezdisin në maksimum edhe thashethemet e merkatos.
Aktualisht, ai ndodhet për kurim në Brazil, ndërsa sot ka pasur edhe një incident me gazetarët. Sapo ai zbriti nga makina, iu vërsulën gazetarët, të cilët vazhdojnë të insistojnë me idenë se ai dëshiron rikthimin te Barcelona.
I revoltuar në maksimum, braziliani shpërtheu keq para pyetjes se a do të kthehet te Barcelona. Neymar iu kthye: “Mos më çani trapin!”
Sigurisht, gjendja e tij emocionale nuk është aspak e mirë pasi është dëmtimi i dytë brenda një viti që do e mbajë larg fushave për më shumë se 3 muaj.
26-vjeçari u largua nga “Camp Nou” në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro, dhe nga atëherë është përfolur për nj largim të mundshëm nga Parisi.