MENU
klinika

Video

Neymar mund të kishte shënuar golin e vitit

24.01.2019 - 15:56

Gjatë ndeshjes së djeshme kundër Starsbourg në Kupën e Francës, ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, ishte shumë afër për të shënuar golin më të mirë të vitit, pse jo një nga perlat e futbollit.

Këtë gjë ai e kishte bërë teksa ishte duke u shprehur zemërimin me kundërshtarët e tij. Lojtarët e Strasbourgut i bënë ndërhyrje të palejueshme vazhdimisht Neymar, pasi nuk arrinin ta gjenin ndonjë mënyrë më të mire për të ndalur yllin brazilian.

Në ndeshjen e mbrëmshme braziliani provoi diçka të re. Ai i dribloi lojtarët e Strasbourgut për t’iu ikur ndërhyrjeve të tyre. Mund ta shihni në këtë video:

Braziliani nuk arriti ta shënojë këtë gol, mirëpo PSG arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-0. Neymar u lëndua afër fundit të ndeshjes dhe doli nga fusha duke qarë. Ende nuk është bërë e ditur sa serioz është lëndimi i tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN