MENU
klinika

Vlerësimi nga trajneri

Një tjetër shans për Shabanin te Bayern

07.01.2019 - 12:15

Mesfushori shqiptar i Bayern Munchen, Meritan Shabani, ka qenë në qendër të vëmendjes në ditët e fundit, teksa raportohet për një interesim nga Ajax.

Shabani është pjesë e formacionit titullar me të rinjtë e Bayern Munchen, ndërkohë që ka arritur të debutojë edhe me fanellën e skuadrës së parë.

Vetë trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovaç, duket se ka besim te shqiptari dhe në një prononcim për mediat, ai shprehet se sa i përket merkatos, nuk ka gjë në dorë vetë dhe janë të tjerë që vendosin, por vlerëson paraqitjen që Shabani po bën me të rinjtë.

meritan shabani
meritan shabani

Ndërkohë, Kovaç ka vendosur që ta marrë me vete talentin shqiptar në Katar, aty ku Bayern do të kryejë edhe fazën përgatitore. Në këtë fazë, Shabani do të ketë mundësi të stërvitet përkrah futbollistëve më të mirë dhe natyrisht, detyrimi i tij është që të bindë teknikun Kovaç për ta marrë në skuadrën e parë.

“Brazo është ai që vendos në lidhje me merkaton, por Meri (Shabani) po bën një punë mjaft të mirë me të rinjtë e Bayern-it. Ai po luan dhe aktivizohet rregullisht dhe mendoj se është një lojtar me shumë perspektivë”, – u shpreh Kovaç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndizet dueli për talentin

Kosova më afër shqiptarit të Bayernit