MENU
klinika

Carabao Cup

Një tjetër “tërmet” i Cityt në kupë

09.01.2019 - 22:40

Manchester City-n mund ta llogaritni në finalen e Carabao Cup, pasi në sfidën e parë në “Etihad” ka shkatërruar 9-0 ndaj modestëve të Burton. Kampionët në fuqi të Premier League pothuajse kanë siguruar finalen e parë të sezonit.

Ndeshja është zgjidhur për 32 minuta gjatë pjesës së parë. Në minutën e pestë De Bruyne gjen golin e parë. Gabriel Jesus shënon golin e dytë në minutën e 30-të, ndërsa 4 minuta më pas po Jesus trefishon.

Në minutën e 37-të vjen goli i katërt me anë të Zinchenko. Kaq ka mjaftuar në pjesën e parë, për ta mbyllur këtë fraksion në avantazhin 4-0.

Gabriel Jesus nuk do të ndalej këtu me 2 golat e shënuar në pjesën e parë, pasi në të 57-n shënon golin e tretë personal dhe të pestin për City-n. Forden në 62-n shënon golin e gjashtë, ndërsa Jesus kompleton pokerin e golave në minutën e 65-të dhe 7-0.

Nuk do të përfundonte këtu goleada e ekipit të Pep Guardiola-s. Walker në minutën e 70-të shënon golin e tetë. Ndërsa Mahrez kompleton fitoren 9-0. Ndeshja e kthimit më 23 janar është praktikisht sa për statistikë, pasi City tani mendon për finalen, që do të luhet më 24 shkurt.

Kjo është hera e parë pas 52 viteve që një ekip anglez shënon më tepër se shtatë gola në dy ndeshje radhazi në të gjithë kompeticionet. Kujtojmë që City fitoi thellë 7-0 edhe në FA Cup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN