MENU
klinika

Trajneri i Brazilit

“Nuk i bëj ftesë Neymar, le të më shkarkojnë”

28.01.2019 - 22:46

Neymar mund të humbasë pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës gjatë kësaj vere për shkak të dëmtimit të radhës te PSG, pasi ai rrezikon sërish një ndërhyrje kirurgjikale.

Trajneri i Brazilit, Tite, sikurse raporton media spanjolle “AS”, tallet, ndonëse jo dhe aq shumë, sepse e di mirë se sa e rëndësishme është prezenca e Neymar në ndeshjet e përfaqësueses.

Brazili në miqësore luan në të gjithë botën, por jo në Brazil dhe kudo ezauron të gjitha biletat, në stadiumet me kapacitet maksimal, sepse të rinjtë duan të shohin Neymar të luajë.

Është logjike pra që të ketë presione nga ana e federatës braziliane, deri në rikuperimin e Neymar, të paktën për kohën kur Selecao të luajë ndeshjet në fund të marsit.

Neymar Tite
Neymar Tite

Gjithsesi, Neymar nuk do të jetë prezent, të paktën jo pa u rikuperuar plotësisht. Konfirmimi vjen nga Tite: “PSG ka aplikuar një përqasje konservative në lidhje me dëmtimin.

Kanë kontaktuar shumë specialistë për të vendosur se çfarë të bëjnë me këmbën. Më duket e drejtë të tregohet kujdes në këtë moment. Neymar nuk do të paguajë çmimin në kurriz të shëndetit të tij.

Mund edhe që të humbas vendin tim të punës, por nuk marr përsipër përgjegjësinë që ta grumbulloj për sa kohë do të jetë ende i dëmtuar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miqësoret në Amerikën Latine

Brazili me “5 yje”, ndalet Argjentina