MENU
klinika

Mesfushori kosovar

Panucci e ftoi sërish, ai padit FSHF-në

29.01.2019 - 20:25

Mesfushori shqiptar i Kasimpasas në Turqi, Loret Sadiku, thuhet se ka angazhuar një avokat në FIFA, që t’i hapet drita jeshile të luajë për Kosovën.

Loret Sadiku kohë më parë e ka lënë Kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur me atë të Kosovës, që në periudhën kur Kosova nuk ishte pranuar ende në UEFA dhe FIFA.

Kujtojmë se Sadiku e kishte ndryshuar njëherë kombëtaren, duke e lënë Suedinë për Shqipërinë dhe hera e dytë është e palejueshme.

27-vjecari nga Prishtina është duke punuar me avokat në FIFA në mënyrë që ta marrë “vizën” për të luajtur me Kosovën. Ai pretendon se i është falsifikuar nënshkrimi nga Federata Shqiptare e Futbollit në momentin për të luajtur me Shqipërinë.

loret sadiku suedi

Në një prononcim për gazetën “Zëri”, është vetë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili foli për çështjen në fjalë:

“Dëshira e Loret Sadikut është që të aktivizohet me Kosovën. Ai e ka angazhuar një avokat në FIFA në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën” – u shpreh Ademi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN