MENU
klinika

Projekti i Unazës së Re

Përshkallëzohet protesta e banorëve të Astirit, zhvendosen para…

26.01.2019 - 19:57

Protesta e banorëve të Astirit është përshkallëzuar.

Banorët janë zhvendosur përballë ambienteve të Komisariatit nr.2.

Në një prononcim për mediat deputeti demokrat, Klevis Balliu tha se policia ka shoqëruar në komisariat një protestues vetëm sepse ka lyer shtëpinë dhe shtëpia e tij preket nga projekti i Unazës.

banoret-e-unazes-konica.al

Ndërkohë protestuesi Dorian Prtoduari tha se nëse nuk lirohet banori atëherë protesta do të bëhet e përditshme përpara komisariatit.

“Kjo është policia që i merr njerëzit me Range Rover. Kjo është policia e drogës, jo policia që ne duam. Ne nuk largohemi pa marrë me vete edhe Besnik Doçin. Ose të na presin të gjithëve fletëarrestet”, ka përfunduar Protoduari.