MENU
klinika

Dita e 63 e protestës

Protestat/ Banorëve të Astirit u bashkohen edhe ata të Shkozës

05.01.2019 - 18:41

Banorët e Astirit vazhdojnë protestën e tyre kundër projektit të Unazës së Re e cila ka hyrë në ditën e saj të 63-të. 

Protesta ka nisur gjatë mbasdites pas orës 17:00. Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Për shkak të protestës, u bllokua trafiku në të dyja krahët e rrugës.

I pranishëm në protestë ishte dhe deputeti demokrat Klevis Balliu, duke mbështetur banorët. Ai ka bërë apel për bashkim me studentët, që kanë lajmëruar se të hënën rinisin protestat.

Edi Rama është e keqja, shporreni të keqen”, tha Balliu, i cili gjithashtu i bëri thirrje edhe kryeprokurores Arta Markut për zbardhjen e aferës së tenderit të një loti të rrugës.