Real Madrid ka nisur të funksionojë. Dhe këtë e tregon edhe fitorja e sotme 4-2 në fushën e Espanyol, për më tepër që edhe sulmi është zhbllokuar totalisht krahasur nga ndeshjet e tjera.
Një sukses që e rikthen Real Madridin 10 pikë pas Barcelonës kryesuese, ndërsa mbetet 5 pikë larg Atletico Madrid të vendit të dytë. Të shohim se cili pretendent do të gabojë i pari…
Los Blancos goditën tri herë gjatë pjesës së parë kundërshtarët me golat e Benzema (2) dhe Sergio Ramos. Kjo ishte hera e parë që Real shënon tre gola në pjesën e parë për këtë sezon.
Ndërkohë, për Ramos ky ishte goli i 50-të me kokë për Real, nga 83 që ka shënuar gjithsej.
I vetmi aspekt negativ për Los Blancos, që sot ishin veshur me fanella të kuqe, ishte kartoni i kuq i Raphael Varane, i cili vuri disi në vështirësi shokët e ekipit.