MENU
klinika

Portugali

Rekordi: 261 gola të shënuar, 0 të pësuar

27.01.2019 - 19:36

Duket e pabesueshme, por është një realitet sportiv. Natyrisht përbën një rekord për librin “Guinness”, pasi deri më tani asnjë skuadër tjetër futbolli nuk e ka arritur.

Skuadra e femrave të Benfica-s në kampionatin portugez ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani, 15 të tilla, teksa ka shënuar 261 gola, me një mesatare të frikshme, 17.4 gola për ndeshje.

Por ajo që e bën edhe më të bukur këtë rekord është numri i golave që ka pësuar: Asnjë i tillë! Kjo është unike, që vështirë të thyhet nga ndonjë skuadër tjetër.

Rezultati më i “dobët” është fitorja 4-0 ndaj ekipit të femrave të Sportingut. Ndërsa fitorja më e thellë është 28-0, madje e regjistruar dy herë, në javën e parë dhe të katërt.