MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Rregullorja, Barcelona rrezikon përjashtimin

17.01.2019 - 18:06

Duket se Barcelonës po i përsëritet precedenti i para dy viteve i Real Madrid në Kupën e Mbretit. Sonte ka një ndeshje të rëndësishme me Levanten, për Kupën e Mbretit.

Ndeshja e parë është humbur nga katalanasit, me rezultatin 2-1. Por edhe nëse fiton sot, Barcelona rrezikon të përjashtohet nga ky kompeticion. Kjo për faktin se ndeshjen e javës së kaluar, Valverde aktivizoi 19-vjeçarin Huan Brandariz Movilla, i njohur me emrin “Çumi”.

Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, mbrojtësi është pjesë e ekipit B, ekip me të cilin ishte i skualifikuar për ndeshjen e radhës. Rregullorja e Federatës Spanjolle të Futbollit ka ndryshuar në muajin dhjetor dhe aktivizimi i tij nuk është një problem.

Ndërsa media të tjera spanjolle raportojnë që ky mund të jetë një problem. Edhe pse ka shumë zëra mbi këtë çështje, kualifikimi do të varet sot nga rezultati i mbrëmjes. Ndërsa më vonë do të merren avokatët me rregulloren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN