MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Serbia ankohet ndaj Gjermanisë për Kosovën

05.01.2019 - 17:16

Serbi

Vizita e zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, dhe homazhet e tij në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, e ka zemëruar presidentin serb Aleksandar Vuçiç, por nuk e ka befasuar.

Presidenti serb, të cilit i është kërkuar nga gazetarët të komentojë vizitën e zëvendëspresidenti të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, te varri themeluesit të UÇK-së, Adem Jashari, ka thënë se kjo nuk e habit, përveç se, siç tha ai, “nuk është mirë të flitet për miqësi me Serbinë dhe të bëhen gjeste të tilla”.

Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, insiston se në Kosovë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Hoti përmes një postimi në Facebook, thotë se dikush po frikësohet nga zgjedhjet, duke iu referuar kështu pozitës.

LDK: Institucionet e kanë humbur kredibilitetin konica.al
LDK: Institucionet e kanë humbur kredibilitetin konica.al

Maqedoni

Ministrja e Mbrojtjes së Maqesodnisë, Radmilla Sheqerinska, tha se personalisht ka qenë viktimë e Nikolla Gruevskit dhe se e mbështet Ligjin për Amnisti.

Sheqerinska tha se asnjë ndyshim nuk është i lehtë.

Kosovë

Mëngjesin e së shtunës kanë vazhduar pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, si pasojë e fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që po kthehen në vende perëndimore pas qëndrimit në Kosovë për festat e fundvitit.

Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar.

Kosovë/ Kolona të gjata në pikën kufitare me Serbinë konica.al

Kosovë

Kosova do të respektohet si të gjitha shtetet e tjera dhe do të jap mesazhin se nuk do të ketë ndarje. Kështu bën të ditur Fatmir Limaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, njëherësh bashkëkryesues i delegacionit kosovarë në dialogun Kosovë-Serbi.

Limaj tha se askush mos të pret një Kosovë, siç ka qenë deri tash,që janë sjell me të si kanë dashtë vet”. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!