MENU
klinika

“Këpuca e Artë”

Shënuesit më të mirë, prin Messi

28.01.2019 - 12:47

Ka vënë edhe mbrëmë “firmën” e tij në fitoren 2-0 që Barcelona arriti në fushën e Girona-s, duke bërë që Lionel Messi të ruajë vendin si lider i plotë i garës për “Këpucën e Artë” në Europë.

Ylli argjentinas shënoi në ndeshjen e shtatë radhazi të La Liga-s. Ai tani ka 19 gola për këtë sezon, ndërsa ndiqet nga Kylian Mbappe i PSG-së me 18 gola në Ligue 1.

Mohamed Salah i Liverpool mbeti në kuotën e 16 golave, të cilit iu bashkua Edinson Cavani i PSG-së, që shënoi dopietë në fitoren 4-1 kundër Rennes, dhe Fabio Quagliarella i Sampdorias.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të parë të Serie A për vitin 2019, në fitoren 2-1 të Juventusit kundër Lazios, të dielën mbrëma.

Herën e fundit, kur Messi, 31 vjeç, nuk ka shënuar për Barçën në një ndeshje kampionati, ndodhi më 2 dhjetor, kundër Villarrealit. Messi është në rrugë të mirë për të fituar “Këpucën e Artë” në sezonin e tretë radhazi.

Sidoqoftë, Kylian Mbappe, 20 vjeç, është një kërcënim i madh për të. Francezi është në formë të mirë sa iu përket golave. Ai ka shënuar pesë herë në tri ndeshjet e fundit të Ligue 1.

SHËNUESIT MË TË MIRË NË EUROPË

1.Lionel Messi (Barcelona): 19 gola

2.Kylian Mbappe (PSG): 18

3.Mohamed Salah (Liverpool): 16

4.Edinson Cavani (PSG): 16

5.Fabio Quagliarella (Sampdoria): 16

6.Cristiano Ronaldo (Juventus): 15

7.Luis Suarez (Barcelona): 15

8.Duvan Zapata (Atalanta): 15

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN