MENU
klinika

Brexit

Theresa May do t’i kërkojë BE-së rihapjen e marrëveshjes

29.01.2019 - 14:41

Theresa May ka thënë se do të flasë me BE për rihapjen e marrëveshjes së tërheqjes. BE ka përjashtuar ndryshimet në tekstin ligjor, për të cilin ka rënë dakord me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar.

Por May i ka thënë kabinetit të saj se do të kërkojë ta bëjë këtë, pasi deputetët hodhën poshtë marrëveshjen me shumicë votash.

Rebelët konservatorë të cilët kanë votuar për marrëveshjen e saj më parë këtë muaj po kërkojnë ndryshime ligjore në klauzolën e diskutueshme irlandeze.

Deputetëve konservatorë u është thënë të votojnë për një alternativë ndaj “backstop”, të propozuar nga mbështetësi i lartë Graham Brady, por ende nuk dihet se cili amendament do të zgjidhet për votim. Ministri i kabinetit Liam Fox ka thënë se amendamenti “Brady” do t’i japë kryeministres mundësinë për t’u kthyer në Bruksel.

Disa konservatorë kanë sinjalizuar se ata tani do të mbështesin May, por kjo nuk është e sigurt.

Sipas disa parashikimeve do të zgjatet periudha e tranzicionit, gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndjekë rregullat e BE dhe do të ketë më shumë kohë për të arritur një marrëveshje. Të drejtat e qytetarëve të BE do të garantoheshin gjatë kësaj kohe, nuk do të kishte kontrolle doganore në kufirin irlandez dhe Britania e Madhe do të paguante £ 39bn për të ashtuquajturën “marrëveshje divorci”.

Deputetët kanë paraqitur ndryshimet e propozuara në planet e qeverisë që të përpiqen të ndikojnë në Brexit pasi Parlamenti kundërshtoi marrëveshjen e kryeministres May me një rekord prej 432 votash kundër dhe vetëm 202 pro.

Ndryshimet përfshijnë propozime për të përjashtuar mundësinë e largimit nga BE pa marrëveshje ose për të vonuar Brexitin nga data e caktuar e 29 marsit.

Theresa May është shprehur se vonesa e Brexit nuk do zgjidhë asgjë. Ajo iu drejtua deputetëve, duke thënë se shtyrja e marrëveshjes me BE se nuk do ta zgjidhë situatën. “Vendimi mbetet i njëjtë, me marrëveshje, pa marrëveshje ose pa Brexit,”tha kryeministrja britanike.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se votimi i së martës do të ndiqet sa më shpejt të jetë e mundur nga një votim i dytë për çfarëdo marrëveshjeje që është siguruar me Brukselin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?