MENU
klinika

Ndryshimi

Thohir ikën nga Inter, ja aksioneri i ri

25.01.2019 - 14:28

Ndryshime në aksionet e klubit të Interit, që ka zyrtarizuar kalimin e 31.05% të aksioneve të Erick Thohir te fondi nga Hong Kongu, LionRock Capital.

Bashkëpronarët e rinj kanë paguar 150 milionë euro. Një deklaratë në faqen zyrtare të Interit thuhet: 

“FC Internazionale Milano njofton se LionRock Capital ka arritur një marrëveshje me International Sports Capital HK Limited për të blerë aksionet e tyre 31.05% të klubit. Kështu, LionRock Capital bëhet aksionari i ri i minoritetit tek Inter.

LionRock është themeluar në vitin 2011 nga Daniel Kar Keung Tseung, një biznesmen kinez-amerikan i cili ka 25 vjet përvojë pune në Kinë dhe Azinë Juglindore.

Keung Tseung tha: “Ne jemi shumë optimistë për perspektivat e zhvillimit të biznesit të të gjitha aktiviteteve të lidhura me sportin dhe me mbi 110 vjet histori dhe ndikim global në fushën e futbollit, FC Internazionale Milano ka potencial emocionues të zhvillimit në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN