MENU
klinika

Prezantimi

Topi i ri i Champions League të “verbon”

19.01.2019 - 13:39

Topi në Champions League ka ndryshuar nga viti në vit, ndërsa tashmë do të kemi ndryshime edhe brenda sezonit dhe ky ndryshim do të vijë që në muajin shkurt, kur nisin ndeshjet me eliminim direkt.

Champions e mbylli fazën e grupeve me një topin tradicional të karakterizuar nga yjet, por këtë vit me një ngjyrë blu, që e dallonte më shumë gjatë qarkullimit në fushë.

Një top i dizenjuar nga Adidas, por pa ndonjë teknologji të veçantë. Që nga shkurti, kur fillon faza me eliminim direkt e deri në finalen e Madridit, e cila zhvillohet në “Wanda Metropolitana” do të përdoret një top tjetër.

Në përbërje është i njëjtë, por ngjyra e tij do jetë e kuqërremtë, që sipas atyre që e kanë ideuar janë ngjyrat e qytetit të Madridit, më saktë e stadiumit të Atleticos.

topi i ri i champions
topi i ri i champions

Gjithsesi, në pamje të parë duket një ngjyrë e ndezur, e një vendi ekzotik me rreze dielli në perëndim, apo të hirit të një vullkani që sapo ka shpërthyer, ashtu siç do shpërthejë edhe ky top nga goditjet e lojtarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN