MENU
klinika

Në proces divorci

Vetëm 2 muaj me mbretin, ndahet modelja ruse

25.01.2019 - 20:27

Dy muaj më parë pushtoi mediat rozë lajmi se mbreti i Malajzisë është martuar me modelen ruse Oksana Voevodina, 25 vjeç. Madje në atë kohë u tha se Muhammad V, 50 vjeç hoqi dorë edhe nga froni për dashurinë.

Por tashmë ata po i japin fund lidhjes së tyre edhe pas një dasme luksoze. 25-vjeçarja ka fituar kurorën e “Miss Moscow” në vitin 2015 dhe ka punuar si modele në Kinë dhe Tajlandë. Ajo u konvertua në islam para se të martohej me mbretin.

Modelja nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, por ka qenë babai i saj që e ka mohuar ndarjen e të bijës nga mbreti. Ai është shprehur se thashethemet nuk janë të vërteta.