MENU
klinika

Ish-futbollisti spanjoll

Xabi Alonso refuzon akordin, 5 vjet burg

01.01.2019 - 17:23

Në Spanjë duket se shteti po vepron me dorë të hekurt ndaj atyre që u shmangen tatimeve nëpërmjet formave të ndryshme, përfshi këtu edhe futbollistë, trajnerë apo sportistë të ndryshëm, madje kur flitet edhe për yjet.

Pas shumë emrave, edhe Xabi Alonso ka të njëjtin hall si shumë futbollistë të tjerë të La Liga-s, të cilët e kanë zgjidhur gjithçka me një akord për të paguar një shumë të caktuar financiare, për të fshirë detyrimet ndaj tatim-taksave.

Kështu kanë bërë Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë, por Alonso refuzon. Ish-lojtari i Real Madrid, Liverpool dhe Bayern Munchen është gati të paguajë çdo pasojë dhe vazhdon luftën me tatimet, sepse e konsideron veten të pafajshëm.

xabi alonso
xabi alonso

“El Confidencial” shkruan se Xabi Alonso nuk dëshiron të firmosë akordin “për arsye principesh”. Ai është i bindur se ka vepruar drejt. Akuzat janë gjithmonë të njëjtat: ai ka shmangur taksat nëpërmjet një shoqërie me seli në Madeira, ka evituar detyrimet ndaj së drejtës së imazhit.

Asgjë më shumë se akuzat për gjithë futbollistët e tjerë, të cilët janë shpallur fajtorë dhe kanë rënë dakord të paguajnë gjobën për të shmangur burgun. Kjo histori nuk e tremb aspak ish-mesfushorin, i cili është i gatshëm të paraqitet në gjyq më 22 janar.

“Nëse do të kisha dyshime për situatën time, do të kisha arritur një akord, por e di shumë mirë si kanë shkuar gjërat”, – ka thënë Xabi Alonso. Mbetet për t’u parë çfarë mendimi kanë gjykatësit. Organi i akuzës ka kërkuar 5 vite burg për ish-lojtarin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mashtrimet fiskale në Spanjë

Mourinho pranon 1 vit burg për 3.3 mln euro