MENU
klinika

Mesfushori shqiptar

Zyrtare, Kukësi merr ish-in e Kombëtares

31.01.2019 - 11:32

Në limitin e merkatos ka ardhur edhe goditja më e madhe dhe këtë e ka bërë Kukësi. Valdet Rama është futbollisti më i ri i klubit të Kukësit.

Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen e tij të bashkëpunimit me klubin verilindor, për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.

Edhe pse lojtari ka më shumë se një vit pa luajtur dhe nuk ka bindur në provat që ka zhvilluar me klube të ndryshme në Gjermani gjatë muajve të fundit, ai duket se bind stafin e verilindorëve, të cilët kanë dhënë OK për nënshkrimin me futbollistin.

Ndaj sot, ai ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për 6 muajt e ardhshëm me klubin e Kukësit, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me të drejtën e rinovimit.

valdet rama
valdet rama

NJOFTIMI I KUKËSIT

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Mesfushori ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit.

Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do ti bashkohet menjëherë ekipit tonë.” 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN