MENU
klinika

Bundesliga, Java 22

3 ndalesa radhazi për Dortmund, gëzon Bayern

18.02.2019 - 22:32

Borussia Dortmund është ndalur për të tretën herë radhazi në Bundesliga, e fundit sonte në transfertë ndaj Nurenberg 0-0 dhe diferenca me Bayern Munchen ngushtohet në 3 pikë tani.

Verdhezinjtë mbajnë rekordin e dytë më të gjatë të pathyeshmërisë në Bundesliga, tashmë prej plot 13 përballjeve pa humbje, por pa mundur dot të triumfojnë sot.

Borussia Dortmund ka shpërdoruar kështu shansin më të mirë ndaj modestëve të Nurnberg për të thelluar edhe më shumë epërsinë në krye të klasifikimit në raport me ndjekësit më të afërt dhe rivalët direkt, Bayern.

Në fund të javës së 22-të, Dortmund kryeson klasifikimin në kuotën e 51 pikëve, vetëm 3 më shumë se Bayern i vendit të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN