MENU
klinika

Kupa e Italisë

6 gola në Firenze, finalja mbetet e hapur

27.02.2019 - 23:17

Ashtu si një natë më parë mes Lazios dhe Milanit, që përfundoi barazim 0-0, edhe Fiorentina-Atalanta ka dalë në barazim, me ndryshimin që ka përfunduar 3-3.

Një ndeshje plot emocione me Atalantën që ka kaluar në avantazh të dyfishtë në vetëm 2 minuta, kur në të 16’ Gomez dhe 18’ Pasalic tronditën stadiumin.

Epërsi kjo e Atalantës që është shfuqizuar me të njëjtën shpejtësi dhe efiçencë nga Fiorentina, që në të 33’ ka ngushtuar shifrat në 1-2 falë golit fantastik të kapitenit Chiesa.

Vetëm 3 minuta më pas, kur ora shënonte minutën e 36’ të takimit, Benassi ka barazuar shifrat në 2-2.

E njëjta grintë dhe produktivitet i ngjashëm edhe në fraksionin e dytë të lojës, me Atalantën që ka rivendosur epërsinë në të 58’ me De Roon, ndërsa në të 79’ Fiorentina ka rivendosur ekuilibrat në 3-3 me Muriel.

Duke parë dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Italisë, asnjë nuk mund ta thotë se cila skuadër është më afër finales, që mbetet e hapur deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN